Përshkrim
Xhel hidratues dhe qetësues multifunksional për fytyrë dhe trup.
- Hidratim intensiv me teksturë ultra të lehtë: Formula me 95% ekstrakt Kaktusi ndihmon në furnizimin e lëkurës me lagështi dhe në qetësim e saj pa krijuar shtresë të rëndë apo ndjesi yndyre.
- Qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e ndjesisë së irritimit: Përmban Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate, të cilët ndihmojnë në rikthimin e komfortit të lëkurës dhe qetësimin e ndjesisë së parehatisë.
- Freskon lëkurën dhe është ideal pas ekspozimit në diell: Tekstura e lehtë xhel jep ndjesi freskie dhe ndihmon që lëkura të ndihet më komode kur është e ekspozuar ndaj nxehtësisë ose faktorëve të jashtëm.
- Formulë shumëfunksionale për përdorim në fytyrë dhe trup: Mund të përdoret si hidratues i lehtë, kujdes pas diellit, pas rruajtjes ose në zona që kanë nevojë për qetësim dhe hidratim shtesë.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Sekreti i këtij xheli qëndron te përdorimi i 95% ekstrakt nga Kaktusi Jeju, një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të ruajtur lagështinë dhe për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e hidratuar për më gjatë.
Formula është pa alkool, pa parfum artificial dhe pa ngjyrues artificialë, duke e bërë një zgjedhje shumë të përshtatshme edhe për lëkurë më të ndjeshme.
E PËRSHTATSHME PËR
• Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht:
• Lëkurë të dehidratuar,
• Lëkurë sensitive,
• Lëkurë të irrituar ose të ekspozuar në diell,
• Lëkurë mikse dhe me yndyrë,
• Përdorues që kërkojnë hidratim dhe efekt freskues.
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies gjithmone këshillohet konsuktë me mjekun.
PËRDORIMI
Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje, ose sipas nevojës.
Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë ose trup dhe përhapeni derisa të absorbohet plotësisht.








