Ofertë!

MIXSOON Centella asiatica toner pad

Çmimi origjinal qe: 3,000L.Çmimi i tanishëm është: 1,990L.

Ka stok

Përshkrim

Centella Asiatica, e njohur ndryshe si “bima i tigrit”, është një bimë mjekësore që njihet për vetitë e saj të jashtëzakonshme shëruese, qetësuese dhe anti-inflamatore. E pasur me përbërës si Madecassoside dhe Asiaticoside, Centella ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, qetësimin e irritimeve, si dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

QETËSIM I MENJËHERSHËM I LËKURËS

Përmbajtja e lartë e Centella Asiatica në këto pad-e ndihmon në zbutjen e skuqjeve, ndjeshmërisë dhe inflamacioneve, duke sjellë një ndjesi rehatie që nga aplikimi i parë. Ideale për lëkurë të stresuar, të irrituar apo të prirur ndaj akneve – kjo formulë është krijuar për të ulur ndjeshmërinë dhe për të sjellë balancë.

FORCIM I BARRIERËS SË LËKURËS DHE HIDRATIM I QËNDRUESHËM

Kombinimi i Centella Asiatica, Ceramide NP, Betaine dhe Allantoin ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështisë dhe promovuar shërim më të shpejtë të lëkurës problematike (akneve, shenjave, dehidrimit, dhe problemaika të tjera).

PËRMIRËSON SINTEZËN E KOLAGJENIT

E njohur gjithashtu si “bima e tigrit”, është një përbërës i fuqishëm me veti qetësuese & rigjeneruese. Studimet kanë treguar se Centella Asiatica përmirëson sintezën e kolagjenit deri në 30%, duke ndihmuar në shërimin më të shpejtë të lëkurës.

PAMBUKU EKSFOLION BUTËSISHT LËKURËN ME FORMULË VEGANE DHE E SIGURTË PËR TË GJITHA TIPET E LËKURËS

Sipërfaqja me teksturë e toner pad largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe nxit rigjenerimin e qelizave të reja

MIXSOON është markë koreane për kujdesin e lëkurës me një qasje minimaliste me pak përbërës por, koncentrim të lartë në produktet e tij.

Ideja është tek përqëndrimi vetëm në përbërësit thelbësorë dhe efektiv me cilësi të lartë, duke shmangur përbërësit e panevojshëm dhe të dëmshëm.

Gjithsej përmbanë 240 pambuk kur ndahen.