MIXSOON Bifida toner pad

3,000L

S’ka stok

Përshkrim

Bifida Ferment Extract u zbulua fillimisht në industrinë e fermentimit të produkteve të qumështit, kur studiuesit vunë re se punëtorët që merreshin me procesin e fermentimit kishin duar jashtëzakonisht të lëmuara dhe pa shenja plakjeje. Kjo çoi në kërkime të mëtejshme mbi efektet e këtij probiotiku në lëkurë, dhe rezultoi se ekstrakti nga bakteret Bifida ndihmon në riparimin e barrierës së dëmtuar, qetësimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave për një lëkurë më të shëndetshme dhe më rezistente.

RIPARIMI I BARRIERËS SË LËKURËS

Përmban Bifida Ferment Extract, i njohur për aftësinë e tij në riparimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Ky përbërës ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit natyral të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm dhe duke reduktuar problematikat.

HIDRATIM I THELLË DHE AFATGJATË

E kombinuar me Panthenol, Acid Hialuronik dhe Ceramide NP, kjo formulë ofron hidratuim të thellë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës. Pad-et punojnë për të qetësuar lëkurën, reduktuar ndjesinë e tërheqjes dhe për ta lënë atë të butë, të freskët dhe të ushqyer.

PËRMIRËSIMI I TEKSTURËS SË LËKURËS

Përdorimi i rregullt i këtyre pad-eve ndihmon në zbutjen e lëkurës së ashpër dhe të dëmtuar, duke e bërë atë më të lëmuar dhe me një teksturë më të njëtrajtshme. Kjo është veçanërisht e dobishme për lëkurën që ka humbur elasticitetin ose që është e irrituar nga faktorë të jashtëm.

I PËRSHTATSHËM DHE I SIGURT PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURAVE

Falë përbërësve qetësues si Bifida Ferment Extract, këto pad-e janë ideale për lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj irritimeve. Ato ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, duke reduktuar skuqjen dhe ndjeshmërinë.

MIXSOON është markë koreane për kujdesin e lëkurës me një qasje minimaliste me pak përbërës por, koncentrim të lartë në produktet e tij.

Ideja është tek përqëndrimi vetëm në përbërësit thelbësorë dhe efektiv me cilësi të lartë, duke shmangur përbërësit e panevojshëm dhe të dëmshëm.

Gjithsej përmbanë 240 pambuk kur ndahen.