Beplain

Beplain është brand korean, i njohur si një nga pionierët e lëvizjes Clean Beauty në Kore, me fokus te formulat e buta dhe efektive. Brand-i ndjek standarde strikte në përzgjedhjen e përbërësve dhe i kushton rëndësi paketimit miqësor me mjedisin. Beplain njihet veçanërisht për linjën Mung Bean, e cila ka fituar mbi 20 çmime në platformat kryesore koreane të bukurisë dhe është kthyer në linjën ikonë të brandit, me produkte që vazhdojnë prej vitesh të renditen ndër më të shiturat në Kore.