Përshkrim
Krem qetësues dhe hidratues për minimizimin e poreve.
NDIHMON NË PËRMIRËSIMIN E DUKJES SË POREVE: Formula synon tre problematikat kryesore të poreve:
— reduktimin e madhësisë së poreve
— përmirësimin e elasticitetit të tyre
— rafinimin e strukturës së sipërfaqes së lëkurës
- Bestseller në Kore ne kategorisë për pore dhe teksturë të lëkurës.
- EKSTRAKT FASULE MUNG PËR EFEKT FRESKUES DHE QETËSUES: Formula përmban ekstrakt fasule mung, i njohur në kujdesin korean të lëkurës për vetitë qetësuese, antioksiduese dhe freskuese. Ndihmon në uljen e temperaturës së lëkurës dhe reduktimin e irritimeve të shkaktuara nga nxehtësia dhe yndyra e tepërt.
- PEPTIDE PËR ELASTICITETIN E POREVE: Peptidet ndihmojnë në forcimin e strukturës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit përreth poreve, duke kontribuar në minimizimin gradual të dukjes së tyre.
- NIACINAMID PËR BALANCIMIN E YNDYRËS: Niacinamidi ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt, rafinimin e strukturës së lëkurës, zvogëlimin e poreve dhe përmirësimin e tonit të përgjithshëm të saj.
- FORMULË XHEL-KREM ME HIDRATIM INTENSIV: Tekstura e lehtë në formë xheli ofron hidratim afatgjatë pa rënduar lëkurën dhe pa lënë ndjesi ngjitëse apo yndyrore.
- QETËSON LËKURËN E NDJESHME DHE TË NXEHTË: Ideale për lëkurë me pore të zgjeruara si pasojë e temperaturës së lartë, ekspozimit në diell, aktivitetit fizik apo prodhimit të tepërt të sebumit.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
beplain është një nga markat koreane më të vlerësuara për formulimet minimaliste dhe efektive që fokusohen në përbërës funksionalë dhe kujdes të balancuar për barrierën e lëkurës.
Linja Mung Bean është bërë veçanërisht shumë e njohur në Kore për kujdesin ndaj poreve dhe kontrollin e sebumit. Produktet e kësaj linje renditen ndër më të preferuarat në Olive Young Korea (rrjeti më i madh i bukurisë në Kore) dhe konsiderohen ndër bestseller-at e kategorisë për pore dhe teksturë të lëkurës.
I PËRSHTATSHËM PËR
Lëkurë mikse, të yndyrshme, me pore të zgjeruara, teksturë dhe yndyrë të tepërt.
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit.
PËRDORIMI
☀️🌙 Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe masazhojeni lehtë derisa të përthithet plotësisht.








