hetras
HETRAS është brand korean lifestyle-i, i njohur për krijimin e aromave që sjellin në përditshmëri atmosferën karakteristike të hoteleve dhe spa-ve luksoze. Me aroma të zhvilluara nga parfumerë profesionistë dhe formula të krijuara me përbërës premium, brand-i ka ndërtuar një reputacion të fortë në Kore, ku aromat dhe produktet e tij gjenden në hotele, spa dhe ambiente premium, duke u bërë pjesë e vetë eksperiencës së këtyre hapësirave. Produktet e HETRAS renditen vazhdimisht ndër më të kërkuarat, ndërsa në zemër të suksesit të brandit qëndron aroma ikonike Hotel Wood, aq e kërkuar sa regjistron vazhdimisht sold-out në Kore. Ky kombinim mes cilësisë premium dhe luksit të aksesueshëm e ka kthyer HETRAS në një nga brandet koreane më të kërkuara të momentit.




