Fation

FATION është brand korean dermokozmetik i krijuar nga Dong-A Pharmaceutical, një prej kompanive farmaceutike më të njohura në Kore, me histori që nga viti 1932. Brand-i mbështetet në ekspertizën e qendrës dermatologjike të kërkimit të kompanisë dhe është i specializuar në kujdesin për lëkurën problematike. FATION njihet veçanërisht për linjën NOSCA9, e zhvilluar pas 9 vitesh kërkimi që nisi nga eksperienca farmaceutike e Dong-A me trajtimin e shenjave të akneve. NOSCA9 Trouble Serum është vlerësuar me vendin nr. 1 në kategorinë e kujdesit për lëkurën problematike në Kore.