Ofertë!

TIRTIR Milk Skin Toner 150ml

Çmimi origjinal qe: 2,800L.Çmimi i tanishëm është: 2,500L.

TIRTIR Milk Skin Toner i vlerësuar me shumë çmime, cilësohet si ‘glass skin’.

 

Ka stok

Përshkrim

🏆 I vleresuar me shume cmime, cilesohet si ‘glass skin’ ne nje shishe.

I pershtatshem per te gjitha llojet e lekurave, vecanarisht ato te thata, te kombinuara dhe te dihidruara.

💧 HIDRATIM MAKSIMAL:

Përmban acid hialuronik dhe Sodium Hyaluronate, të cilët tërheqin dhe ruajnë lagështinë në lëkurë duke i dhënë hidratim afatgjatë për 24 orë.

🌸 ZBEH HIPERPIGMENTIMIN DHE SHENJAT:

Si një formë e Vitaminës B3, niacinamidi së bashku me ekstraktin e krundeve të orizit dhe kamomilin, ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës, njollave dhe hiperpigmentimit të lëkurës.

🦋 NDIHMON NË NGADALËSIMIN E PLAKJES:

Falë përbërësve të tij të fuqishëm si niacinamidi, ekstrakti i krundeve të orizit & kamomili, toneri  ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe zvogëlon shenjat e plakjes si rrudhat dhe linjat e imta.

🛡️ FORCON BARRIERËN MBROJTËSE TË LËKURËS:

Përbërësit si ceramidët dhe panthenoli ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga agresorët e jashtëm.

🥰 PROMOVON SHËRIM MË TË SHPEJTË TË AKVENE & SHENJAVE:

Ekstrakti i kamomilit ndihmon në qetësim të lëkurës dhe uljen e irritimit dhe shërimit më të shpejtë te akneve dhe shenjave.

🌟 RRIT SHKËLQIMIN NATYRAL TË LËKURËS:

Dermatologjikisht i testuar dhe pa alkool apo aromë.

PËRBËRËSIT KYÇ:

🍚 Ekstrakti i Krundeve të Orizit
I pasur me antioksidantë, ky ekstrakt ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme, duke dhënë gjithashtu një efekt zbardhues dhe ndriçues për një ton më të njëtrajtshëm të lëkurës.

✨ Niacinamidi (Vitamina B3)
Një përbërës me funksione të shumëfishta që ndihmon në zbardhjen e lëkurës, zbutjen e inflamacioneve, hidratimin, dhe përmirësimin e strukturës së saj, duke dhënë një pamje të ndritshme dhe të shëndetshme.

💧 Sodium Hyaluronate (Derivat i Acidit Hialuronik)
Ky derivat ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe krijon një efekt hidratues për lëkurën, ndërsa zvogëlon inflamacionet.

🌸 Ekstrakti i Kamomilit
Njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore, ekstrakti i kamomilit qetëson lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e pigmentimit të padëshiruar, duke përmirësuar shkëlqimin natyral të lëkurës.

Rekomandohet për

Të gjitha llojet e lëkurës – te yndyrshme, te thate, normale, kombinim, dhe sensitive.

Nuk mbyll poret dhe nuk shkakton akne.

Përdorimi

1. Pas pastrimit të lëkurës, aplikoni butësisht një sasi të përshtatshme në fytyrë.

2. Përhapeni butësisht në lëkurë për të ndihmuar përthithjen.

3. Për lëkurë të thatë dhe të kombinuar, aplikojeni produktin dy here.