Përshkrim
Galactomyces është një ekstrakt fermentimi i pasur me vitamina, minerale, aminoacide dhe enzima të dobishme për lëkurën. Fillimisht i përdorur në industrinë e fermentimit të verës, u zbulua për efektet e tij të jashtëzakonshme në rigjenerimin dhe ndriçimin e lëkurës. Ky përbërës është tashmë një ndër më të vlerësuarit në K-Beauty për ndriçim, eksfolim të butë dhe balancim të lëkurës.
SHKËLQIM DHE ZBEHJE TE SHENJAVE & HIPERPIGMENTIMIT
Galactomyces me përdorim të rregullt ndihmon në ndriçimin dhe balancimin e tonit t lëkurës duke zbehur shenjat dhe hiperpigmentimin dhe promovojnë rritje të elasticitetit të lëkurës.
PËRMIRËSIM I TEKSTURËS DHE LËKURË E LËMUAR
Falë vetive të fermentimit dhe strukturës së butë të pad-it, ky produkt ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe zvogëlimin e poreve duke zbutur teksturën dhe duke e bërë lëkurën më të njëtrajtshme dhe më të butë në prekje.
HIDRATIM DHE BALANCIM I YNDYRËS
Përbërësit fermentuar veprojnë për të hidratuar thellë, pa bllokuar poret, dhe njëkohësisht ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të sebumit. Kjo e bën ideale për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të dehidratuar, duke rikthyer balancën natyrale të lëkurës.
QETËSIM DHE PËRKUJDESJE PËR LËKURË TË NDJESHME
I pasuruar me Allantoin, produkti ofron qetësim intensiv, ndihmon në reduktimin e skuqjes, irritimeve dhe stresit oksidativ të lëkurës. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, ai ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe e lë lëkurën të relaksuar dhe të shëndetshme.
MIXSOON është markë koreane për kujdesin e lëkurës me një qasje minimaliste me pak përbërës por, koncentrim të lartë në produktet e tij.
Ideja është tek përqëndrimi vetëm në përbërësit thelbësorë dhe efektiv me cilësi të lartë, duke shmangur përbërësit e panevojshëm dhe të dëmshëm.
Gjithsej përmbanë 120 pambuk kur ndahen.








