Përshkrim
Larës inovativ me teksturë argjile × qumështi.
Ndër larësit më të shitur në Kore.
- Pastron thellë poret pa tharë lëkurën
Kombinimi i Montmorillonite Clay me teksturën e qumështit ndihmon në largimin e yndyrës të tepërt, papastërtive dhe mbetjeve nga poret pa krijuar ndjesi shtrëngimi pas larjes. - Eksfolim i butë dhe përmirësim i teksturës së lëkurës
Formula përmban Triple Acid Complex (AHA + PHA + LHA) që ndihmon në largimin gradual të qelizave të vdekura, rafinimin e sipërfaqes së lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së poreve. - Mbështet hidratimin dhe barrierën e lëkurës
Me 76% Moisture Essence, Milk Protein Extract dhe Soy Protein Extract, formula ndihmon që lëkura të mbetet më e hidratuar dhe më komode edhe pas pastrimit. - Kujdes shumëdimensional me Triple PDRN
Përmban kombinimin e Salmon PDRN, Lacto PDRN dhe Rice PDRN, i zhvilluar për të mbështetur hidratimin, komfortin dhe pamjen më të balancuar të lëkurës pas pastrimit.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Sekreti i këtij larësi qëndron te teknologjia Clay × Milk Cleansing System, e krijuar për të kombinuar dy nevoja që zakonisht janë të kundërta: pastrimin e thellë të poreve dhe ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
Formula përdor Montmorillonite Clay, një argjilë minerale e njohur për aftësinë për të absorbuar yndyrën dhe papastërtitë, ndërsa përmbajtja e lartë e përbërësve hidratues ndihmon që lëkura të mos mbetet e thatë pas larjes.
Kompleksi Triple PDRN kombinohet me 3HA (AHA + PHA + LHA) për të ofruar kujdes më të plotë të teksturës dhe poreve, ndërsa formula me pH lehtësisht acidik 5.5 ±1.0 është zhvilluar për të respektuar barrierën natyrale të lëkurës.
E PËRSHTATSHME PËR
• Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht:
• Lëkurë me yndyrë të tepërt,
• Lëkurë me pore të dukshme,
• Lëkurë me teksturë,
• Lëkurë me qeliza të vdekura,
• Përdorues që kërkojnë pastrim të thellë pa tharje.
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Formula përmban AHA, PHA, LHA prandaj nuk rekomandohet përdorimi gjate kësaj periudhe.
PËRDORIMI
Sugjerohet të përdoret në mbrëmje për pastrim më të thelle.
Aplikoni një sasi të përshtatshme në lëkurë dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore.
Shtoni pak ujë për të krijuar teksturë më të butë dhe shpëlajeni plotësisht me ujë të vakët.








