Ofertë!

KSECRET SEOUL 1988 Retinal Liposome 2% + Black Ginseng 30ml

Çmimi origjinal qe: 2,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,890L.

Ka stok

Përshkrim

Serum rigjenerues me 2% Retinal.

PËRFITIMET KRYESORE

  • Reduktim i rrudhave dhe rritje elasticiteti: Retinali 2% (derivat i stabilizuar i vitaminës A) stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke përmirësuar dukshëm strukturën e lëkurës dhe duke zbehur rrudhat ekzistuese.

  • Rigjenerim intensiv i qelizave: Shëron aknet, shenjat, parandalon formimin e tyre, pastron poret duke permirësuar teksturën e lekurës.
  • Fuqizim me antioksidantë të avancuar: Xhinseng i Zi Korean (i fermentuar 9 herë) përmban saponina dhe polifenole që neutralizojnë radikalet e lira, rrisin energjinë qelizore dhe përmirësojnë elasticitetin.

  • Rikthim i shkëlqimit dhe tonit të njëtrajtshëm: Kombinimi i niacinamide dhe adenosine ndihmon në ndriçimin e pigmentimeve dhe në përmirësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës.

  • Depërtim i thellë: Teknologjia Liposome Encapsulation lejon përthithje graduale të retinalit pa irritim, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË

Serumi kombinon 2% retinal të stabilizuar (një formë më e avancuar dhe më e shpejtë se retinoli klasik) me teknologjinë liposomale të dërgimit të përbërësve, e cila lejon depërtim të kontrolluar në shtresat më të thella të lëkurës pa shkaktuar tharje apo irritim. Përbërësit e fermentuar bimorë rrisin efektivitetin e produktit dhe përmirësojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

E PËRSHTATSHME PËR

  • Të gjitha tipet e lëkurave..
  • ⚠️ Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies për shkak të përmbajtjes së retinalit (derivat i vitaminës A).

PËRDORIMI

Apliko një sasi të vogël në fytyrë pas tonerit, esencës dhe serumit në mbrëmje 🌙.
Filloni përdorimin 2–3 herë në javë dhe rriteni gradualisht frekuencën sipas tolerancës së lëkurës.
Në mëngjes, aplikoni SPF të lartë (SPF 50+) për të mbrojtur lëkurën nga ndjeshmëria ndaj diellit.

REDUKTON RRUDHAT & TËRHEQ LËKURËN

Formë më e avancuar e vitaminës A, 11 herë më efektiv por më i butë se retinoli.