Përshkrim
Serum me 0.1% retinal dhe teknologji A-Shot™.
PËRFITIMET KRYESORE
-
Rrit elasticitetin & redukton rrudhat: Ky booster përmban 0.1% retinal, një formë më e avancuar dhe më e qëndrueshme e vitaminës A, 11 here me efektive sesa retinoli, e cila ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe reduktimin e rrudhave. Gjithashtu, përmban 3% Matrixyl® 3000, një kompleks peptidik që stimulon sintezën e kolagjenit, duke përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
-
Zvogëlon poret & tonifikon lëkurën: Teknologjia A-Shot™ me mikro-partikula ultra të holla depërton në shtresat më të thella të epidermës, duke reduktuar dukshmërinë e poreve dhe përmirësuar densitetin e lëkurës.
-
Redukton shenjat: Përbërësit antioksidantë ndihmojnë në uniformimin e tonit të lëkurës dhe në reduktimin e shenjave, duke dhënë një pamje më të ndritshme dhe të freskët.
- Përbërës shtesë për hidratim dhe qetësim: Përveç retinalit dhe Matrixyl® 3000, ky booster përmban edhe 1% panthenol (vitamina B5) për hidratim të thellë dhe forcim të barrierës së lëkurës, si dhe niacinamide (vitamina B3) për ndriçim, zbehje të shenjave dhe reduktim të poreve.
REZULTATET KLINIKE
-
−13.33% reduktim i menjëhershëm i volumit të poreve pas vetëm një përdorimi.
-
−28.54% reduktim i rrudhave të ballit dhe −18.49% reduktim i rrudhave nazolabiale pas 2 javësh përdorimi të rregullt.
(Të dhënat bazohen në testime klinike të kryera nga CELIMAX gjatë një periudhe 2-javore.)
I PËRSHTATSHËM PËR:
- Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato me humbje elasticiteti, pore të zgjeruara dhe rrudha.
- ⚠️ Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose gjidhënies.
PËRDORIMI
Apliko në mbrëmje para kremit hidratues.
Filloni me përdorim çdo natë tjetër gjatë 2 javëve të para, më pas çdo mbrëmje.
Gjatë ditës, përdor gjithmonë krem dielli SPF për mbrojtje maksimale.








