Përshkrim
Pambuk eksfoliues.
- Ndihmon në reduktimin e pamjes së poreve dhe kontrollin e yndyrës së tepërt
Kombinimi i Green Tomato Extract dhe Anti-Sebum P ndihmon në pastrimin e papastërtive dhe përmirësimin gradual të pamjes së poreve. - Eksfolion butësisht dhe përmirëson teksturën e lëkurës
Formula me PHA (Gluconolactone) ndihmon në largimin gradual të qelizave të vdekura dhe krijimin e një sipërfaqeje më të lëmuar dhe më uniforme pa ndjesi agresive. - Hidraton dhe qetëson gjatë eksfolimit
Formula ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe balancimin e lëkurës gjatë përdorimit, në mënyrë që lëkura të mos ndihet e tendosur pas eksfolimit.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Sekreti i këti produkti qëndron te kombinimi i Pore Clean Complex + PHA Peeling Technology, i krijuar për të ofruar eksfolim gradual dhe kujdes ndaj poreve pa krijuar ndjesinë e zakonshme të tharjes që mund të japin eksfoliuesit tradicionalë.
E PËRSHTATSHME PËR
• Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht:
• Lëkurë me pore të dukshme,
• Lëkurë me yndyrë të tepërt,
• Lëkurë me teksturë jo uniforme,
• Lëkurë mikse,
• Lëkurë që kërkon eksfolim të butë.
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies nuk sugjerohet për shkak të përmbajtjes së eksfoliuesve.
PËRDORIMI
Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje.
Pas pastrimit, kaloni butësisht një pambuk në fytyrë duke shmangur zonën e syve.
Mos e shplani. Vazhdoni me serum dhe krem hidratues.








