Përshkrim
Mist për përgatitjen e lëkurës dhe efekt glow para dhe pas makeup-it.
- Një nga produktet më të njohura të YUNJAC në Kore në kategorinë e produkteve që kombinojnë skincare dhe makeup
I njohur për formulën që ndihmon në përgatitjen e lëkurës para makeup-it duke i dhënë njëkohësisht hidratim dhe shkëlqim natyral. - Ndihmon që makeup-i të aplikohet më bukur dhe të duket më natyral
Formula krijon një sipërfaqe më të hidratuar dhe më uniforme për aplikim më të mirë të makeup-it. - Ndihmon në krijimin e efektit të lëkurës më të ndritshme dhe më të freskët
Përmban Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin gradual të pamjes së tonit jo uniform dhe i jep lëkurës pamje më të gjallë. - Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të hidratimit të lëkurës
Përmban Inositol me origjinë nga krundet e orizit, së bashku me Trehalose dhe përbërës hidratues, për të ndihmuar që lëkura të ruajë hudratimin gjatë ditës. - Mbështet mbrojtjen antioksiduese dhe pamjen më të freskët të lëkurës
Formula përmban ekstrakte të fermentuara, ekstrakt çaji jeshil dhe Vitaminë E, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e pamjes së lëkurës.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
YUNJAC është një brand premium korean i njohur për kombinimin e përbërësve tradicionalë koreanë me formulim modern të kujdesit për lëkurën. Filozofia e brandit është që makeup-i të fillojë gjithmonë nga një lëkurë e përgatitur mirë.
E PËRSHTATSHME PËR
• Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht:
• Lëkurë normale
• Lëkurë e thatë
• Lëkurë të dehidratuar
• Lëkurë me pamje të zbehtë
• Lëkurë që humbet shkëlqimin gjatë ditës
• Lëkurë që preferon makeup me efekt glow
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies:
Në bazë të formulës nuk përmban përbërës që zakonisht rekomandohen të shmangen gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Megjithatë, për shkak të pranisë së parfumit dhe mungesës së deklarimeve specifike nga brandi, gjithmonë sugjerohet konsultë me mjekun.
PËRDORIMI
Përdoret para dhe/ose pas makeup-it.
Spërkateni lehtë në fytyrë nga një distancë e përshtatshme.
Për efekt më të theksuar glow ose për rifreskim gjatë ditës, mund të riaplikohet sipas nevojës.








