Përshkrim
Trajtim intensiv me teknologjinë inovative Triple Bonding.
PËRFITIMET KRYESORE
- Trajtim profesional që rikthen dhe forcon lidhjet proteinike të dëmtuara nga nxehtësia dhe trajtimet kimike.
-
Rindërtim i thellë i strukturës së flokut – përbërësit aktivë si keratina e hidrolizuar dhe kollagjeni veprojnë në thellësi, duke rikthyer elasticitetin dhe duke reduktuar thyerjen.
-
Përmban proteina me peshë të ulët që depërtojnë thellë dhe proteina me peshë të lartë që krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqe. Pas vetëm 7 ditësh përdorimi: Flokët bëhen 11 herë më të fortë
-
Butësi dhe shkëlqim natyral – falë Meadowfoam Seed Oil dhe agjentëve kondicionues, flokët bëhen më të lëmuar, më të lehtë për t’u krehur dhe me pamje të shëndetshme.
-
Kontroll i frizz-it – formula mbyll kutikulën, duke reduktuar elektricitetin statik dhe duke lënë flokun më të rregullt dhe më të butë. Ka teksturë kremoze me aromë citrus-florale.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Ky trajtim dallon falë teknologjisë Triple Bonding, që synon rikthimin e forcës së flokëve në tre nivele proteinash. Përbërësi inovativ Bis-Bromoacetylaminoethyl Glycol vepron drejtpërdrejt në rindërtimin e lidhjeve të dëmtuara, ndërsa kombinimi i proteinave të hidrolizuara dhe aminoacideve ushqen fibrën e flokut.
Vepron në 3 nivele: riparim, forcim dhe mbrojtje për flokë të shëndetshëm dhe të butë.
I PËRSHTATSHËM PËR
-
Flokë të dëmtuar nga bojërat, trajtimet kimike ose përdorimi i shpeshtë i nxehtësisë, flokë të thatë, të brishtë ose me tendencë për t’u thyer.
PËRDORIMI
🌞 / 🌙 Pas larjes së flokëve, apliko një sasi të mjaftueshme në gjatësi dhe maja. Lëre të veprojë për 5–10 minuta, më pas shpëlaje me ujë të vakët. Përdoret 1–2 herë në javë, në varësi të gjendjes së flokëve.








