Përshkrim
LËKURË PA PORE DHE E LËMUAR
TFIT Delicate Silk Veil Art Primer ofron një teksturë të lehtë dhe të hollë që aplikohet mbi lëkurë, duke krijuar një bazë të përsosur për aplikimin e grimit. Me efekt ”blurr” ndihmon në reduktimin e pamjes së poreve dhe linjave të imta, duke lënë lëkurën me një përfundim të lëmuar.
PËRBËRËS NATYRALË PËR HIDRATIM DHE QETËSIM TË LËKURËS
I pasur me përbërës natyral si ekstraktet e lules së qershisë, lules së pjeshkës dhe lules së lotusit, të cilat ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Këto përbërës kontribuojnë në një lëkurë më të butë dhe të ndritshme.
12 ORË QËNDRUESHMËRI, REZISTENCË NDAJ UJIT DHE DJERSËS
Ofron qëndrueshmëri për 12 orë, rezistent ndaj ujit dhe djersës, duke krijuar një pamje të lëmuar dhe pa pore gjatë gjithë ditës.
PËRSHTATSHMËRI PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS
Formulimi i këtij primeri është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Jo komedogjen dhe lejon lëkurën të ”marr frymë”. Ndihmon në krijimin e një baze të qëndrueshme për grim, duke parandaluar grumbullimin ose shkrirjen e produkteve të tjera të grimit gjatë ditës.








![TIRTIR Mask fit cushions [MINI]](https://njembedhjete.al/wp-content/uploads/2025/05/IMG_3242-300x300.jpeg)