Sungboon Editor Green Tomato Pore Peeling Jumbo Pad

2,500L

S’ka stok

Përshkrim

Pambuk eksfoliues.

  • Ndihmon në reduktimin e pamjes së poreve dhe kontrollin e yndyrës së tepërt
    Kombinimi i Green Tomato Extract dhe Anti-Sebum P ndihmon në pastrimin e papastërtive dhe përmirësimin gradual të pamjes së poreve.
  • Eksfolion butësisht dhe përmirëson teksturën e lëkurës
    Formula me PHA (Gluconolactone) ndihmon në largimin gradual të qelizave të vdekura dhe krijimin e një sipërfaqeje më të lëmuar dhe më uniforme pa ndjesi agresive.
  • Hidraton dhe qetëson gjatë eksfolimit
    Formula ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe balancimin e lëkurës gjatë përdorimit, në mënyrë që lëkura të mos ndihet e tendosur pas eksfolimit.

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË

Sekreti i këti produkti qëndron te kombinimi i Pore Clean Complex + PHA Peeling Technology, i krijuar për të ofruar eksfolim gradual dhe kujdes ndaj poreve pa krijuar ndjesinë e zakonshme të tharjes që mund të japin eksfoliuesit tradicionalë.

E PËRSHTATSHME PËR

• Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht:
• Lëkurë me pore të dukshme,
• Lëkurë me yndyrë të tepërt,
• Lëkurë me teksturë jo uniforme,
• Lëkurë mikse,
• Lëkurë që kërkon eksfolim të butë.

⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies nuk sugjerohet për shkak të përmbajtjes së eksfoliuesve.

PËRDORIMI

Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje.

Pas pastrimit, kaloni butësisht një pambuk në fytyrë duke shmangur zonën e syve.

Mos e shplani. Vazhdoni me serum dhe krem hidratues.