Përshkrim
Maskë hidrogel për elasticitet dhe hidratim intensiv.
- Hidraton intensivisht dhe jep efekt lëkure më të mbushuru (plump)
Formula me kolagjen me peshë molekulare shumë të ulët dhe Acid Hialuronik ndihmon që lëkura të duket më e hidratuar, më elastike dhe më e mbushur pas përdorimit. - Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit dhe rrudhave
Kombinimi i peptideve, Adenosine dhe përbërësve mbështetës të barrierës ndihmon që lëkura të duket më e lëmuar dhe më e tonifikuar. - Përmirëson shkëlqimin dhe pamjen e përgjithshme të lëkurës
Formula me Niacinamide ndihmon që lëkura të duket më e njëtrajtshme, më e freskët dhe me shkëlqim më natyral. - Ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës
Përmban Ceramide dhe përbërës hidratues, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe komfortit të lëkurës.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Sekreti i kësaj maske qëndron te teknologjia Deep Collagen Hydrogel Mask, një strukturë hidrogel që qëndron në kontakt të vazhdueshëm me lëkurën dhe ndihmon në shpërndarjen graduale të esencës.
Ndryshe nga maskat klasike tekstile, kjo maskë është projektuar për përdorim të zgjatur (3–4 orë ose gjatë natës) dhe me kalimin e kohës bëhet më transparente ndërsa esenca absorbohet nga lëkura.
E PËRSHTATSHME PËR
• Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht:
• Lëkurë të dehidratuar,
• Lëkurë me humbje të elasticitetit,
• Lëkurë me rrudha,
• Lëkurë me barrierë të dobësuar,
• Përdorues që kërkojnë efekt plump dhe glow.
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies gjithmone këshillohet konsultë me mjekun.
PËRDORIMI
Përdoret pas pastrimit dhe tonerit.
Vendoseni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për minimumi 3–4 orë ose gjatë natës.







