REJURAN Turnover Cream Enhanced 50ml

4,000L

Ka stok

Përshkrim

Krem intensiv me teknologji të avancuar c-PDRN® e kombinuar me sistemin D.O.T®.

  • TEKNOLOGJI ME c-PDRN PËR RIGJENERIM: Formula me c-PDRN 2,000 PPM mbështet rigjenerimin natyral të lëkurës dhe ndihmon që ajo të duket më e lëmuar, më e shëndetshme dhe më e freskët.
  • TEKNOLOGJIA E AVANCUAR D.O.T®: Teknologjia e patentuar D.O.T® optimizon depërtimin dhe përthithjen e c-PDRN® në shtresat e lëkurës për rezultate më efektive në rigjenerim dhe përmirësimin e strukturës së saj.
  • HIDRATIM I THELLË DHE AFATGJATË: Me Sodium Hyaluronate dhe Panthenol, formula ndihmon në hidratimin intensiv të shtresave të lëkurës, duke e mbajtur atë të butë, elastike dhe të ushqyer gjatë gjithë ditës.
  • FORCON BARRIERËN MBROJTËSE TË LËKURËS: Squalane dhe Panthenol ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen ndaj faktorëve të jashtëm që shkaktojnë tharje dhe ndjeshmëri.
  • NDIHMON NË PËRMIRËSIMIN E TONIT DHE SHKËLQIMIT TË LËKURËS: Formula ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e shenjave, duke i dhënë fytyrës pamje më të ndritshme, më të shëndetshme dhe më të freskët.
  • NDIHMON NË PËRMIRËSIMIN E ELASTICITETIT DHE TONIFIKIMIT: Kompleksi aktiv ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe tonifikimin e lëkurës për një pamje më të tendosur dhe më të plotë.

✅ I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË

REJURAN është krijuar nga kompania koreane PharmaResearch Products, një kompani bioteknologjike dhe farmaceutike e specializuar në mjekësi rigjeneruese dhe skincare dermatologjik. Brandi u bë i njohur fillimisht në klinikat estetike në Kore për trajtimet “skin healing” me PDRN, një ingredient inovativ i marrë nga DNA e salmonit, i njohur për aftësinë e tij për të rigjeneruar dhe riparuar lëkurën.

Konsiderohet një nga brandet premium më të besuara në K-Beauty.

I PËRSHTATSHËM PËR

Lëkurë me humbje elasticiteti, lëkurë normale/e thatë, lëkurë të lodhur, teksturë jo të njëtrajtshme dhe shenj, rrudha dhe lëkurë pa jetë. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultë me mjekun.

PËRDORIMI

🌞🌙 Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë si hapi i fundit i rutinës së kujdesit për lëkurën. Masazhojeni lehtë derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.