REJURAN Dual Effect Ampoule 30ml/50ml

Interval çmimesh: 5,500L deri më 7,500L

Përshkrim

Ampulë premium e formuluar me teknologjine e avancuar c-PDRN®.

  • TEKNOLOGJI ME c-PDRN PËR RIGJENERIM: Formula me c-PDRN mbështet rigjenerimin natyral të lëkurës dhe ndihmon që ajo të duket më e lëmuar, më e shëndetshme dhe më e freskët.
  • KUJDES I AVANCUAR KUNDËR PLAKJES: REJURAN Dual Effect Ampoule ndihmon në përmirësimin e tonifikimit dhe elasticitetit të lëkurës, duke reduktuar dukshëm vijat e holla dhe shenjat e lodhjes.
  • FORMULË ME EFEKT TË DYFISHTË: Kombinimi i c-PDRN dhe Ceramide NP ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ruajtjen e hidratimit dhe mbrojtjen nga tharja.
  • PËRMIRËSON ELASTICITETIN DHE PAMJEN E LËKURËS: Ndihmon që lëkura të duket më e tendosur, më uniforme dhe me pamje më të shëndetshme.
  • TEKNOLOGJI E AVANCUAR: Teknologjia 3-Layer Penetration ndihmon përbërësit aktivë të depërtojnë më thellë në lëkurë për rezultate më efektive.
  • PËRBËRËS AKTIVË ME VEPRIM INTENSIV:

— Niacinamide ndihmon në ndriçimin dhe unifikimin e tonit të lëkurës

— Squalane ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës

— Ceramide NP ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës

— c-PDRN ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit

✅ I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË

REJURAN është krijuar nga kompania koreane PharmaResearch Products, një kompani bioteknologjike dhe farmaceutike e specializuar në mjekësi rigjeneruese dhe skincare dermatologjik. Brandi u bë i njohur fillimisht në klinikat estetike në Kore për trajtimet “skin healing” me PDRN, një ingredient inovativ i marrë nga DNA e salmonit, i njohur për aftësinë e tij për të rigjeneruar dhe riparuar lëkurën.

Konsiderohet një nga brandet premium më të besuara në K-Beauty.

I PËRSHTATSHËM PËR

Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht lëkurë me humbje elasticiteti dhe me shenja të plakjes, lëkurë të dehidratuar dhe të lodhur, lëkurë sensitive ose me barrierë të dëmtuar

⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultë me mjekun.

PËRDORIMI

🌞🌙

Pas pastrimit dhe toner-it, aplikoni ampulen në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni lehtë derisa produkti të përthithet plotësisht, më pas vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.

Informacion shtesë

Zgjidh produktin

Dual Effect Ampoule 30ml, Dual Effect Ampoule 50ml