Përshkrim
Maskë hidrogel për zonën nën sy.
PËRFITIMET KRYESORE
-
Zbeh rrathët e errët dhe shenjat e lodhjes: formulimi me NAD+ dhe niacinamid përmirëson qarkullimin dhe ndriçon zonën delikate të syve, duke reduktuar dukshëm pamjen e lodhur.
-
Hidraton dhe ul enjtjen: falë panthenolit, acidit hialuronik dhe alantoinës, lëkura bëhet më e butë dhe më e ushqyer, ndërsa kafeina dhe përbërësit freskues ndihmojnë në uljen e menjëhershme të ënjtjes.
-
Rrit elasticitetin dhe tonifikon: kompleksi me NAD+, 50 peptide të avancuara dhe kolagjen 300 Da (me peshë të ulët molekulare, që përthithet lehtë) stimulon rigjenerimin qelizor dhe prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës. Ndihmon në zbutjen e linjave të imëta dhe lë lëkurën më të tonifikuar dhe më të mbushur.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Maska me NAD+, kolagjen dhe peptide ofrojnë një kombinim unik të teknologjisë rigjeneruese dhe hidratimit intensiv, duke ofruar efekte të dukshme qysh pas përdorimeve të para.
E PËRSHTATSHME PËR
-
Të gjitha tipet e lëkurës: të ndjeshme, të thatë, të yndyrshme, të kombinuar dhe të prirur ndaj akneve.
-
⚠️ Gjatë shtatzënisë: Ky produkt përmban NAD+, për të cilin nuk ka të dhëna të mjaftueshme klinike mbi sigurinë gjatë shtatzënisë.
STUDIMET KLINIKE
Testimet klinike të markës kanë treguar përmirësime në linjat e holla, rrudhat e syve dhe rrathët e errët.
PËRDORIMI
🌞 GJATË DITËS: Aplikoji në mëngjes, përpara grimit, për të reduktuar fryerjen dhe për të hidratuar zonën poshtë syve. Ideale për përgatitjen e lëkurës për make-up.
🌙GJATË NATËS: Të dizajnuara për përdorim gjatë natës, duke i mbajtur për disa orë ose deri në mëngjes, për efekt maksimal.








