Përshkrim
FORMULË E PASUR ME FERMENTE NATYRALE
Esencë e formuluar me përbërës të fermentuar si soja, elbi, shega dhe dardha koreane. Këto përbërës janë të pasur me aminoacide esenciale, vitamina dhe alfa-hidroksi acide natyrale, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e vitalitetit dhe teksturës së lëkurës.
HIDRATIM I THELLË DHE EKSFOLIM I BUTË
Falë ekstraktit të fermentuar të shegës, kjo esencë ofron një eksfolim të butë që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e lënë atë më të butë dhe më rrezatuese. Përbërësit e tjerë, si ekstrakti i fermentuar i dardhës dhe elbit, kontribuojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj.
BALANCIM I PRODHIMIT TË YNDYRËS; LËKURË E SHËNDETSHME
Përdorimi i rregullt i Mixsoon Bean Essence ndihmon në balancimin e prodhimit të sebumit dhe në reduktimin e inflamacionit, duke e bërë lëkurën më të qetë dhe më të shëndetshme.
Kjo esencë është vegane, pa aromë dhe pa alkool, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshme.
MUND TE PËRDORET NË DY MËNYRA:
-
Si esencë ditore; Pas pastrimit dhe perdorimit te tonerit, aplikoni një sasi të mjaftueshme dhe shpërndajeni në lekurë në mënyrë të barabartë.
-
Si eksfoliues i butë; spruco produktin 2-3 here dhe masazho me lëvizje rrethore për 3-5 minuta. Qelizat e vdekura do te fillojnë të largohen duke lënë lëkurën e butë dhe duke pëmirësuar pamjen e saj.








