Kopher 4EVER LINE SET BOX

15,500L

S’ka stok

Përshkrim

4EVER Medical Group është klinika dermatologjike më prestigjioze dhe e avancuar në Korenë e Jugut.

Në partneritet me Kopher, markë premium kozmetike koreane, ka krijuar linjën 4Ever Edition — klinikisht e testuar për shqetësimet kryesore të lëkurës me produkte që përmbajnë përberës bimorë dhe inovativ të nderuar me Çmimin Nobel.

Linja synon rigjenerimin, forcimin e barrierës mbrojtëse, përmirësimin e elasticitetit, reduktimin e poreve, akneve, shenjave post-akneike, të diellit dhe shenjave të plakjes, duke ofruar një pamje të freskët, të shëndetshme dhe rinore.

✨Produktet 4Ever Edition:✨

1. Kopher Clay Prime Pack To Foam (80 ml)

Funksion 2në 1: Larës dhe maskë argjile që shndërrohet në shkumë, pastron poret, kontrollon sebumin dhe zvogëlon pamjen e poreve pa tharë lëkurën.

2. Kopher Curepair Derma Ampoule (100 ml)

Trajton thatësinë, poret e zgjeruara, aknet, shenjat dhe rrudhat; rigjeneron indet, qetëson inflamacionin dhe rikthen ekuilibrin e lëkurës.

3. Kopher Curepair Signature Ampoule (50 ml)

Redukton skuqjen, tharjen dhe aknet, forcon barrierën dhe përshpejton shërimin e lëkurës, duke ndihmuar në zbehjen e shenjave, rritjen e elasticitetit dhe reduktimin e poreve.

4. Kopher Curepair Solution Cream (50 ml)

Qetëson, hidraton, zvogëlon inflamacionin, ndihmon në zbehjen e shenjave dhe pigmentimit, rrit elasticitetin dhe forcon barrierën e lëkurës.

5. Kopher Curepair Mela Cream (35 ml)

Trajton tharjen, irritimin, aknet/shenjat post-akneike, humbjen e elasticitetit dhe pigmentimin; forcon barrierën, hidraton, mbron dhe revitalizon lëkurën.