Përshkrim
Mist lifting dhe hidratues për fytyrën.
- HIDRATON DHE NDIHMON NË FORCIMIN E LËKURËS: Formula kombinon esencën hidratuese me shtresë kremi ushqyes për të ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës.
- NDIHMON NË EFEKTIN LIFTING DHE TONIFIKIM: Teknologjia Probioderm™ dhe kompleksi me peptide ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, tonit dhe pamjes së lëkurës së lodhur.
- JEP SHKËLQIM NATYRAL: Lëkura duket më e ndriçuar, më e lëmuar dhe më e shëndetshme menjëherë pas aplikimit.
- NDIHMON NË PËRMIRËSIMIN E ELASTICITETIT: Testet klinike tregojnë përmirësim të elasticitetit të ballit, vijës së buzëqeshjes dhe volumit të faqeve pas përdorimit të rregullt.
- IDEAL PËR PËRDORIM SI HAP I PARË PAS LARJES, SI HAP I PARË GJATË MAKEUP APO SI SPRAY FIKSUES NË FUND.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
BIOHEAL BOH është një markë dermokozmetike koreane e zhvilluar nga CJ Olive Young, rrjeti më i madh i bukurisë në Korenë e Jugut. Linja Probioderm është bërë shumë e njohur në Kore për formulat lifting me peptide dhe probiotikë duke fituar cmimin e parë për disa vite me rradhë.
Produkti është bërë shumë i popullarizuar në Kore për efektin “glow” të shëndetshëm dhe përdorimin praktik mbi lëkurë të pastër ose mbi grim.
I PËRSHTATSHËM PËR
Lëkurë normale, të thatë, mikse, të dehidratuara dhe lëkurë me humbje elasticiteti.
⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit.
PËRDORIMI
☀️🌙 Tundeni mirë para përdorimit për të përzier dy fazat e formulës. Spërkateni në fytyrë nga një distancë e përshtatshme dhe lëreni të përthithet natyrshëm ose shpërndajeni lehtë me duar. Mund të përdoret gjatë mëngjesit, mbrëmjes ose gjatë ditës për freskim dhe hidratim shtesë.








