BIODANCE Rejuvenating Caviar PDRN Real Deep Mask

550L

Ka stok

Përshkrim

Maskë hidrogel rigjeneruese me Caviar dhe PDRN.

  • Një nga maskat më të njohura të BIODANCE për kujdes intensiv, hidratim dhe efekt lëkure më të plotë: E krijuar me konceptin Real Deep Mask, kjo formulë fokusohet në shpërndarje graduale të esencës dhe në krijimin e një efekti të dukshëm hidratimi dhe rigjallërimi.
  • Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit: Formula me Salmon PDRN (Sodium DNA), Adenosine dhe Salmon Egg Extract ndihmon në mbështetjen e pamjes së lëkurës më elastike dhe më të rigjallëruar.
  • Ofron ushqim intensiv dhe mbështetje për barrierën e lëkurës: Përmban Caviar Water dhe Caviar Extract, të pasura me përbërës ushqyes që ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së lëkurës më të ushqyer dhe më te shëndetshme.
  • Ndihmon në përmirësimin e tonit jo uniform dhe shkëlqimit të lëkurës: Formula me Niacinamide ndihmon që lëkura të duket më uniforme, më e ndriçuar dhe me pamje më të freskët.
  • Hidraton intensivisht dhe redukton irritmin dhe ndjesinë e tharjes.

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË

Sekreti i kësaj maske qëndron te teknologjia Real Deep Hydrogel, e krijuar për të mbajtur esencën në kontakt më të gjatë me lëkurën dhe për të lejuar shpërndarje më graduale të përbërësve.

Ndryshe nga maskat klasike që thahen më shpejt, kjo maskë hidrogel është krijuar për përdorim të zgjatur dhe mund të lihet për disa orë ose gjatë natës. Gjatë përdorimit, materiali bëhet gradualisht më transparent ndërsa esenca absorbohet.

E PËRSHTATSHME PËR

• Të gjitha tipet e lëkurës
• Lëkurë të dehidratuar
• Lëkurë me humbje elasticiteti
• Lëkurë me pamje të lodhur
• Lëkurë që kërkon shkëlqim dhe efekt më të plotë

⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies nuk sugjerohet përdorimi.

PËRDORIMI

Përdoret pas pastrimit dhe rutinës bazë të kujdesit.

Vendoseni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për të paktën 3 deri në 4 orë ose gjatë natës.

Hiqeni pasi maska të bëhet më transparente.