ARENCIA Fresh Blue Hyssop Rice Mochi Cleanser 120g

2,500L

S’ka stok

Përshkrim

Larës fytyre me teksturë “mochi”.

Ndër larësit më të shitur në Korenë e Jugut, i cili është shitur plotësisht tre herë brenda vetëm tre sekondash në dyqanin më të mëdha të bukurisë në Kore.

PËRFITIMET KRYESORE

  • Pastron butësisht por në thellësi – largon papastërtitë, yndyrën dhe make-up-in pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.

  • Hidraton gjatë pastrimit – vajrat bimorë dhe përbërësit natyralë ruajnë lagështinë, duke shmangur tharjen dhe ndjesinë e shtrëngimit.

  • Rigjeneron lëkurën – falë vajit të trëndafilit të egër (Rosehip), të pasur me vitaminë C dhe acide yndyrore esenciale që ndihmojnë në rigjenerimin qelizor dhe zbehjen e shenjave.

  • Përmirëson elasticitetin dhe shkëlqimin – vitaminat dhe antioksidantët e vajrave të kamelias dhe arganit ushqejnë lëkurën, duke i dhënë butësi dhe ndriçim natyral.

  • Qetëson dhe balanson pH-në – formula me përbërës natyralë qetëson skuqjet dhe ruan ekuilibrin e pH-së (5.5), ideale për përdorim të përditshëm.

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Tekstura “mochi” vjen nga teknika tradicionale kneading (≈7000 goditje, pa pjekje), e cila ruan vitaminat dhe mineralet e përbërësve natyralë për një pastrim të butë por të thellë.

I PËRSHTATSHËM PËR

  • Lëkurë të thatë, normale, të kombinuar ose të ndjeshme.
  • ✅ E sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, megjithatë rekomandohet gjithmonë konsultë me mjekun për përdorim të sigurt gjatë këtyre periudhave.

STUDIMET KLINIKE
Një studim klinik i zhvilluar nga Arencia Skin Lab tregoi:
+45.87% rritje të hidratimit menjëherë pas përdorimit.
+5.90% përmirësim të hidratimit të brendshëm të lëkurës.
100% kënaqësi nga përdoruesit pas përdorimit të përditshëm për 2 javë.

PËRDORIMI

🌞🌙 Apliko një sasi të vogël në fytyrë të lagur. Masazho butësisht me lëvizje rrethore derisa të formohet shkumë e butë, pastaj shplaje me ujë të vakët.

💧 Për pastrim më të thellë: apliko produktin në fytyrë të thatë, lëre për 3–5 minuta si maskë, më pas masazho dhe shpëlaje plotësisht.