Kush duhet ta përdorë dhe kur mund të mos jetë i nevojshëm.
Çfarë është në të vërtetë PDRN?
PDRN (polideoksiribonukleotid) zakonisht nxirret nga ADN e salmonit.
Përdorur në mjeksi për:
• shërimin e plagëve
• rikuperimin nga djegiet
• rigjenerimin e lëkurës pas trajtimeve
Nuk është thjesht një trend tjetër “anti-aging”.
Për çfarë ndihmon më shumë?
PDRN funksionon më mirë kur lëkura është:
• e dëmtuar
• e irrituar / e inflamuar
• me barrierë të dobësuar
• duke u rikuperuar pas trajtimeve
Ndihmon në stimulimin e rigjenerimit dhe riparimin e indeve të lëkurës.
Kur duhet ta përdorni
Përdor produkt me PDRN nëse:
✓ keni bërë laser ose microneedling
✓ keni shenja nga aknet
✓ keni barrierë të dëmtuar të lëkurës
✓ humbje elasticiteti ose lëkurë pa jetë
✓ keni shërim të ngadaltë të lëkurës
⭐ Në këto raste është një hap i rëndësishëm në rutinën e kujdesit për lëkurën.
Produkte me PDRN që ia vlen të konsiderohen:
Dr. Reju-All – PDRN Rejuvenating Cream
Kremi farmaceutik me 1,200 ppm PDRN; niveli ideal i testuar për efektivitet në riparim qelizor pa irrituar lëkurën.
Numbuzin No.9 NAD PDRN Glow Boosting Toner
Përmban 1,000 ppm PDRN së bashku me NAD+ & 50 peptide, për rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit.
Medicube Collagen PDRN pink peptide serum
Serum me përqendrim të lartë 10,000 ppm PDRN, që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit.
Booster i koncentruar me PDRN, i formuluar për të mbështetur rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësuar strukturën dhe elasticitetin.
Alternativa vegane
Produkte që përdorin PDRN me origjinë bimore ose bioteknologjike, si alternativë ndaj PDRN nga salmoni:
Dr. Althea PDRN Reju 5000 Cream
Krem me 5,000 ppm vegan PDRN, i prodhuar përmes bioteknologjisë nga burime probiotike për të mbështetur rigjenerimin e lëkurës, forcimin e barrierës së saj dhe rritjen e elasticitetit.
Realiteti: Kur PDRN mund të mos jetë i nevojshëm
Nëse lëkura juaj është tashmë:
• e shëndetshme
• stabile
• e hidratuar mirë
• pa inflamacion
❌ Mund të mos shihni rezultate të dukshme.

