Përshkrim
SPF 50+ PA++++ dhe bazë make up-i (primer)
PËRFITIMET KRYESORE
-
Mbrojtje e gjerë dhe maksimale – me SPF50+ PA++++, siguron mbrojtje efektive kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimet e shkaktuara nga dielli.
-
Efekt “blurring” & pore-minimizing – përbërës si silica dhe diatomaceous earth zbusin pamjen e poreve dhe linjave të holla, duke krijuar një efekt mat natyral.
-
Qetësim & rigjenerim i barrierës së lëkurës – i pasuruar me Madecassic Acid, Asiaticoside dhe ekstrakt Centella Asiatica, që reduktojnë irritimet dhe mbështesin rikuperimin e lëkurës.
-
Mbrojtje antioksiduese & hidratim – përmban vitaminë E (tocopherol) dhe vajra bimore (p.sh. vaj moringa), që luftojnë radikalet e lira dhe ruajnë hidraitmin e lëkurës.
-
Përfundim i lehtë & pa mbetje të bardhë
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
Ky është një produkt hibrid: funksionon si krem mbrojtës dielli me mbrojtje shumë të lartë, por edhe si primer profesional që përgatit lëkurën për make-up. Formula e tij “airy” është e lehtë, siguron kontroll të yndyrës dhe përmirëson teksturën e lëkurës pa e rënduar.
I PËRSHTATSHËM PËR
-
Lëkurë normale, të yndyrshme ose të kombinuar, që ka nevojë për mbrojtje nga dielli dhe kontroll të poreve/yndyrës.
-
Shtatzënia & gjidhënia: nuk përmban retinoidë apo përbërës të aktive me përqindje të lartë, por gjithmonë rekomandohet konsultë mjekësore para përdorimit.
PËRDORIMI
🌞 Apliko në mëngjes si hapin e fundit të rutinës para make-up.





