Përshkrim
Krem fytyre.
PËRFITIMET KRYESORE
Kremi ofron një kombinim të fuqishëm për rigjenerimin, mbrojtjen dhe ushqimin e lëkurës:
-
Forcon barrierën mbrojtëse falë ekstraktit të Paeonia Albiflora Flower, i njohur për vetitë qetësuese dhe antioksiduese.
-
Siguron hidratim të thellë dhe afatgjatë përmes një kompleksi me 7 forma të acidit hialuronik, që depërtojnë në shtresa të ndryshme të epidermës.
-
Ushqen dhe mbron lëkurën me përbërës të pasur me acide yndyrore dhe antioksidantë: ekstrakti i frutit të avokados, vaji i farës së arganit dhe ai i kamelias përmirësojnë elasticitetin dhe butësinë, ndërsa vitamina E (Tocopherol) mbron nga dëmtimet oksidative dhe plakja e parakohshme.
-
Përmirëson vitalitetin e lëkurës me ekstraktin e lakrës jeshile (Brassica Oleracea Acephala), të pasur me vitamina A, C dhe K që ndihmojnë rigjenerimin qelizor dhe japin një shkëlqim natyral.
-
Qetëson dhe mbron nga irritimet përmes ekstraktit Artemisia Princeps, duke reduktuar skuqjen dhe duke vepruar si mburojë kundër faktorëve mjedisorë.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË
12 PËRBËRËS PËR LËKURË TË SHËNDETSHME:
1 përbërësi për forcimin e barrierës së lëkurës
4 përbërës për ushqim dhe qetësim
7 përbërës për hidratim të thellë.
E PËRSHTATSHME PËR
-
Lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të dehidratuar.
-
✅ E sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, megjithatë gjithmonë rekomandohet konsultë paraprake me mjekun.
PËRDORIMI
🌞🌙 Apliko kremin në fytyrë dhe qafë si hap i fundit i rutinës së kujdesit, në mëngjes dhe në mbrëmje.














